Ansu Fati, i vetmi lojtar që Ksavi e ka aktivizuar në të gjitha ndeshjet!

Nuk ka qenë gjithmonë titullar, madje shpesh është detyruar të pranojë një rol dytësor pasi treshja e sulmit ishte e përbërë nga Levandovski, Rafinja dhe Dembele. Sidoqoftë, Anstu Fati ishte gjithmonë një futbollist tepër i rëndësishëm për të cilin trajneri mendonte dhe ia kishte nevojën. Statistikat tregojnë se sulmuesi i ri është i vetmi lojtar i Barcelonës që është aktivizuar në të gjitha ndeshjet, ndërsa shumë të tjerë kanë munguar për arsye nga më të ndryshmet.

Sfidanti.al