Të parët që bënë gati valixhet ishin ata “të mëdhenjtë” dhe prej të cilëve pritej më shumë. Janë larg kohët e Juventusit të madh të Xhovani Trapatonit dhe të Marçelo Lipit, madje edhe ato të ekipit të dikurshëm të Masimiliano Alegrit që arriti dy herë finalen në 2015 dhe 2017. Juventusi dhe Championsi sot nuk janë emra aq të afërt. Bardhezinjtë u eliminuan që në grupe, pra nëntorin e kaluar, ndërsa lajmi është që “Zonja e Vjetër” është dorëzuar plotësisht në Europë. Skuadra e femrave u eliminua ashtu si edhe ajo e të rinjve.
Sfidanti.al