Klopi i la dy ditë pushim lojtarët, që të mos shihnin njëri-tjetrin!

Është diçka që trajnerët me përvojë e bëjnë, dikur e bënte Xhovani Trapatoni pas çdo ndeshjeje, duke mos iu shfaqur futbollistëve për më shumë se 24 orë. Ai e kuptonte se ata ishin lodhur me fytyrën e tij, dhe kështu bëri Jurgen Klop, ndërsa Liverpuli është në krizën më të thellë që kur ai u ul në stol në 2015. Pas disfatës 0-3 me Uolvesin, tekniku gjerman vendosi t’u jepte 2 ditë pushim yjeve të tij. Besohet se kjo ka bërë mirë pasi lojtarët janë shlodhur, duke mos menduar për punën, për stërvitjen, taktikën, psikologjinë dhe ndeshjet. Klopi shpreson që kjo të ketë efekt në vazhdim, në Premier Ligë dhe në Champions.

Sfidanti.al