Mundësit e Kosovës shpëtojnë për mrekulli nga tërmeti!

Tërmeti edhe në këtë qytet ishte i tmerrshëm, por fati ishte me ta. Edhe pse pati pasoja apokaliptike gjithashtu në Kahramanmarash, sërish ekipi i mundjes i Kosovës, që u ndodh aty për një turne ndërkombëtar, mbijetoi pa probleme. Federata e Mundjes e Kosovës raporton se sportistët Fatlum Braka, Bleonit Bytyqi dhe Egzon Xhoni, së bashku me trajnerin Ziber Xhoni, dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës, Genci Fazlija, janë shëndoshë e mirë. Jo vetëm kaq, por mundësit ndihmuan edhe për të nxjerrë njerëz të tjerë nga rrënojat, pasi dolën vetë nga ndërtesa. Raportohet se hoteli ku ata ishin vendosur ishte e vetmja ndërtesë që nuk u shemb në atë zonë, ndërsa numri i viktimave në qytet padyshim që është i madh. Ekipi kishte përfunduar turneun me rezultate të mira, ndonëse jo me medalje, dhe po bëhej gati për t’u kthyer në Kosovë. Pas tërmetit, mundësat, trajneri dhe gjithë delegacioni janë të vendosur në qytetin tjetër turk, Kajseri, ku ishin në kushte më të mira sigurie.

Sfidanti.al