E thotë Luka Toni, ish-sulmuesi i Bajernit, që bën një krahasim. Futbollisti i shquar i dikurshëm italian, thotë se Federiko Kieza do të jetë për Dushan Vlahoviçin ashtu siç ishte për të Frank Riberija. Pra, duhet të presim një repart sulmues të fortë të Juventusit, e duket se trajneri Maks Alegri ka këto mendime që ka Toni. “La Gazeta delo Sport” shkruan se Alegri do të vendosë në lidhje me njëri-tjetrin pikërisht Kiezën dhe Vlahoviçin, që janë sulmues të ndryshëm dhe që mund të plotësojnë njëri-tjetrin. Natyrisht, Kostiç ka rolin e tij, ndërsa për Di Marinë nuk dihet se çfarë do të bëhet.
Sfidanti.al