Kasemiro humbet 3 ndeshje për të kuqin, por do të luajë në finalen e Kupës

Do të prishë jo pak punë, ndërsa Mançester Junajtidi ka nevojë për të gjithë lojtarët që të vazhdojë fuqishëm në zonën Champions dhe të synojë trofe. “Djajtë e kuq” janë pranë vendit të dytë me fitoren 2-1 ndaj Kristël Palasit dhe përballuan 20 minuta pa Kasemiron në fushë, duke qenë me 10 vetë. Mesfushori brazilian mori të kuqe direkte pasi kapi për fyti një kundërshtar, duke i bërë minutat e fundit tepër të vështira. Shkup shënoi për Palasin në 76’ pasi Fernandes dhe Rashford kishin realizuar për Junajtidin. Tashmë, mesfushori brazilian do të mungojë 3 ndeshje pezullim, një problem në kampionat, por gjithsesi do të jetë në finalen e Kupës së Ligës (Karabao) ndaj Njukasëllit.

Sfidanti.al