Inzagi: Nuk e gjykoj Shkriniarin, do të luajë, por jo si kapiten!

Trajneri i Interit nuk ka ndërmend të kthehet në një “tifoz”, por do të mbetet një teknik dhe një njeri i futbollit. Ai vetë ka bërë zgjedhjet e tij siç po i bën sot Milan Shkriniar, që në verë do të shkojë tek Paris SG. Gjithsesi, qendërmbrojtësi sllovak do të vazhdojë karrierën tek Interin, ndërsa tifozët nuk është se e duan shumë. Inzagi i del në krah. “Nuk e paragjykoj zgjedhjen e Shkriniarit, – thotë ai, – mendoj se do të vazhdojë të luajë për ne, por jo si kapiten. Milani është një profesionist unik dhe në një derbi si ky do të na duhen edhe zemra, por edhe mendja e ftohtë”.

Sfidanti.al