Vazhdojnë “firot” nga Franca, tani largohet edhe Rafael Varani!

Franca humbet një nga lojtarët më të mirë të viteve të fuindit. Raphael Varan i ka surprizuar të gjithë me vendimin e tij për t’u tërhequr nga kombëtarja e “Gjelave”. Shkak për çudinë që oushtoi të gjithë tifozët është mosha e mbrojtësit. Ai është vetëm 29-vjeç dhe akoma luan në nivele të larta me Manchester Junajtid.  “Mendova për disa muaj dhe vendosa që ishte koha e duhur që të tërhiqesha nga futbolli ndërkombëtar”, shpjegon vetë Varan në postimin e tij të gjatë në rrjetet siociale ku zyrtarizoi largimin.  Varane numëron 93 paraqitje për kombëtaren e Francës, duke shënuar 5 gola. Pas Botërorit  2022, ai është lojtari i katërt që tërhiqet nga kombëtarja e Francës pas Benzema, Hugo Lloris dhe Mandanda.

Sfidanti.al