Çelsi shpenzon 326 milionë paundë, por parashikimet e nxjerrin të 8-in në Premier Ligë!

Çelsi vendosi një rekord në merkaton e dimrit. Si kurrë më parë në futbollin botëror, Blutë e Londrës shpenzuan 326 milion paund për dhjetë tansferime. Me blerjen e lojtarëve si Zhoao Feliks, Enzo Fernandez apo Midrik, drejtuesit e klubit besojnë se skuadra do të kthehet shumë shpejt te triumfet. Por shpresat e tyre janë tronditur nga një parashikim i veçantë. Një super kompjuter që analizon mes alegoritmesh të ndryshme ecurinë dhe statistikat e ekipeve të Premier League ka bërë një parashikim “dërrmues” për Çelsin dhe tifozët e tij. Kështu sipas llogarive të inteligjencës artificiale, skuadra e drejtuar nga Graham Poter nuk do të shkojë më shumë se vendi i tetë në këtë sezon të kampionatit anglez. Aktualisht, Çelsi mban vendin e 10-të në renditje dhe me një matematikë të thjeshtë, rezulton që të ketë shpenzuar një shifër të çmendur vetëm për të fituar dy vende në klasifikim. Ky do të ishte një dështim epik, sidomos nëse Blutë e Londrës nuk do të siguroinin të paktën një vend në Kupat e Europës. Sipas parashikimeve të super kompjuterit, titullin kampion do ta fitojë Arsenali, ndërsa jashtë zonës Champions do të mbesin Liverpuli dhe Totenhem.

Sfidanti.al