Premier League ka thyer çdo rekord sa i përket shpenzimeve në merkaton e dimrit që sapo u mbyll, duke lënë pas me një diferencë të ekzagjeruar të gjitha Ligat e tjera të mëdha të Europës. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga BBC, klubet elitarë të futbollit anglez nxorrën nga arkat e tyre 815 milioni paund ose 922 milionë euro. Nga këto vetëm në ditën e fundit të merkatos u shpenzuan 275 milion paund. Shifra totale është 83% më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur po nga Premier League me 150 milion paund në janarin e vitit 2018. Këto statistika bëhen më domethënëse kur krahasohen me shpenzimet që kanë bërë klubet e Ligave të tjera të mëdha të futbollit europian. Kështu, vlera e investuar nga klubet anglezë është 73% më e lartë se ajo e shpenzuar nga Liga 1, Seria A, Bundesliga dhe La Liga sëbashku. Po ashtu, për të konfirmuar Premier Ligën si superfuqi financiare në futbollin europian, mjafton të përmendet fakti se klubet e saj kanë shpenzuar pak më shumë se 3.4 miliardë euro në sezonin 2022/2023, duke përfshirë dy sesionet në tregut e transferimeve.
Sfidanti.al