Reali paska dështuar me Dushan Vlahoviçin!

Përveç tratativave të njohura botërisht, në orën e fundit të merkatos, klubet provuan edhe goditje të minutës së fundit. Një e tillë zbulohet nga mediat spanjolle. Sipas tyre, Reali Madridit provoi të rrëmbente Dushan Vlahovic nga Juventus.  Por oferta e klubit madrilèn nuk mjaftoi. Po sipas mediave shumë pranë skuadrës “Los Blankos”, kjo e fundit ishte gati të paguante 50 milion euro për sulmuesin serb. Kjo shifër është shumë e ulët në krahasim me atë që Juventus shpenzoi për të transferuar V;lahovic ngha Fiorentina një vit më parë. Por madrilenët shpresuan të përfitonin nga situata delicate që po kalon klubi torinez. Gjithsesi kjo tentativë nuk rezultoi e gjetur, pasi Vlahovic do të vazhdojë karrierën me Juventus në Serinë A.

Sfidanti.al