Sensacioni më i madh, në këtë sezon të Ligës së Kampioneve, Kilian Mbape, ndodhet në rrugë të mbarë që të lejë në hije paraardhësin e tij me bluzën e Monakos, legjendën e futbollit francez, Tieri Anri. Ky tinejxher që është vetëm 18 vjeç, nuk e la që t’i shpëtonte rasti që ta shënonte emrin e vet në listën e golëshënuesve edhe në ndeshjen e fundit ndaj Mançester Sitit (3-1), kështu që ai ka arritur të shënoi 11 gola në 11 ndeshjet e fundit të Monakos në të gjithë konkurrimet.
Interesant ështe fakti se gjatë këtyre 11 ndeshjeve, Monako ka realizuar shtatë fitore, tre barazime dhe vetëm një humbje dhe atë nga Siti në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve. Me këtë rast, duhet të theksohet se, duke qenë vetëm 18 vjeç, Mbape ka luajtur me Monakon në 45 ndeshje dhe ka shënuar gjithsej 18 gola. Sa për krahasim, paraardhësi i tij i dikurshëm i lavdishëm, Tieri Anri, që ka luajtur me këtë klub në vitet 1994-1999, atëkohë, luajti në 141 ndeshje dhe shënoi gjithsej 28 gola.
sfidanti.al