Magjia e Kupës së Anglisë, amatorët uellsianë pranë mrekullisë!

Nuk ndodhi si në 1992, kur Rekshami (Wrexham) eliminoi kampionët në fuqi të Arsenalit, por gjithsesi, suksesi ishte shumë pranë. Skuadra nga Uellsi është sot një ekip amator i ligës së pestë (Non League), por nuk nuk e pengoi që të luftonte ndaj Shefild Junajtidit, ekip i kategorisë së dytë (Championship), që është një kampionat tepër i fortë. Përfundoi 3-3, por miqtë barazuan vetëm në sekondat e fundit duke i shkaktuar një hidhërim të madh pronarit të Rekshamit, Rajan Rejnolds që shpresoi se do të arrihej fitorja. Tashmë, do të duhet të luhet një ndeshje tjetër, tashmë në stadiumin e Shefild Junajtidit, “Bramall Lejn”.

Sfidanti.al