Kasemiro-Fred-Antoni, brazilianët vallëzuan në “Old Traford” si në Plazhin e Kopakabanës!

Ishte mbrëmja e tyre, ndonëse kundërshtari nuk ishte aspak i frikshëm. Gjithsesi, kur luan në Kupën e Anglisë nuk ka kurrë ndeshje të lehta dhe Redingu mund të kishte qenë “varrmihës” i Mançester Junajtidit nëse nuk do të kishte qenë për tre brazilianët Kasemiro shënoi 2 gola, Fred realizoi një tjetër ndërsa sulmuesi Antoni (mjaft i kritikuar këto kohë) fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes. Mediat angleze shkruajtën me shaka se “edhe pse temperaturat në “Old Traford” nuk ishin ekzaktësisht si në Plazhin e Kopakabanës, sërish tre brazilianët vallëzuan fort”. Me fitoren 3-1, Junajtidi kaloi në raundin e pestë të Kupës dhe trajnerit Erik Ten Hag vazhdon të marrë konfirmime se skuadra e tij po ecën në rrugën e duhur.

Sfidanti.al