Kur ishte president ndoshta nuk pati rast të merrej me diçka të tillë, por ja që këto ndodhin. Uli Hënesi u pyet se çfarë duhet të bëjë Bajerni në verë, kur Manuel Nojeri të jetë kthyer nga dëmtimi dhe Jan Zomer të jetë aty si portier i parë. Një moment i vështirë për bavarezët sepse dihet se Zomer është një portier shumë i mirë dhe ambicioz, por që Nojeri ka qenë kapiteni dhe titullari i padiskutueshëm. “Nuk është normale që gjërat e qershorit të diskutohen në janar, – thotë Hënesi, – natyrisht, Bajerni duhet të marrë një vendim të qartë. Mund të them se Zomeri ishte vendimi i duhur, ishte zgjedhja më e mirë”.
Sfidanti.al