Habiten tek Interi, Brozoviçi kurohet nga fizioterapisti i … Milanit!

Në të vërtetë historia është më e gjatë sesa kaq, dhe ka një fillim. Mesfushori kroat i zikaltërve ka pasur lidhje me parë me fizioterapistin Andreja Milutinoviç, që është nga Serbia. Ai ka besim tek Milutinoviçi dhe raporti nuk ka ndryshuar as kur ky i fundit u bashkua me stafin teknik të Stefano Piolit tek Milani. Kështu, Brozoviçi vazhdon riaftësimin me ritmin  që i dikton specialisti, ndonëse tifozët e Interit mund të mos jenë të kënaqur edhe aq që ai mjekohet nga “armiku”.

Sfidanti.al