Pati shumë kritika për sulmuesin e Bajernit që pati një udhëtim qejfi në kryeqytetin e Francës, ndërsa kalendari i ndeshjeve në Bundesligë është tepër i ngjeshur dhe skuadra bavareze nuk po kalon momentin më të mirë. Serzh Gnabri mori “munxët” e shumëkujt që shkoi në Javën e Modës në Paris, ndërsa nuk luajti aspak mirë ndaj Këlnit në barazimin 1-1. Ish-kapiteni i Bajernit, Lotar Mateus, foli me shaka për këtë rast dhe në një farë mënyre e mbrojti sulmuesin. “Shpresoj që Gnabri shkoi në Paris për të pikasur dobësitë e PSG-së, – tha legjenda, – nëse ai ka ditë pushimi nga klubi, atëherë mund të bëjë çfarë të dojë, nëse nuk ka përcaktime më të qarta”.
Sfidanti.al