Hetimet për plusvalencat dhe për çdo shkelje tjetër, për të cilën akuzohet klubi, ende nuk kanë përfunduar, pavarësisht apelimit të fundit të bërë nga “Zonja e Vjetër”. Juventusi është në një moment shumë delikat të historisë së saj, dhe të sezonit padyshim, ndërsa në Itali shkruhet se kompanitë e basteve kanë pezulluar kuotat për mundësinë e rënies së ekipit në Serinë B. Kjo, pas heqjes së 15 pikëve në renditje, por edhe për shkak se ka paqartësi për dënime të tjera që mund të vijnë. Kujtojmë se Juvja u zbrit direkt në Serinë B në 2006-ën, dhe në atë kohë nuk pati nevojë për baste sportive që ta parashikonin.
Sfidanti.al