Kur vjen puna tek paratë gjithçka ndryshon, të paktën për shumicën e njerëzve. E provuan tek Barcelona me Luis Figon që nuk e pati problem që të shkonte tek Reali, e kanë shijuar për keq edhe shumë klube, skuadra e tifozë të tjerë, dhe tani është radha e Interit. Kapiteni Milan Shkriniar tashmë është i larguar, ndonëse agjenti i tij nuk e bën zyrtare. Për fat të keq, mbrojtësi i qendrës nga Sllovania mund ta ketë mbyllur historinë zikaltër në një mënyrë aspak të mirë, i përjashtuar me të kuq në ndeshjen e humbur në shtëpi ndaj Empolit. Pas fitores së Superkupës, me triumfin e jashtëzakonshëm 3-0 ndaj Milanit, kjo ishte gjëja e fundit që prisnin tifozët në “San Siro”, që u harbuan për trofeun. Tashmë, pritet të shihet nëse kjo ishte ndeshja e fundit e Shkriniarit në “San Siro” dhe se ai do të kalojë tek Paris SG.
Sfidanti.al