Shqetëson dëmtimi i Myrto Uzunit, nuk dihet a kthehet dot javën që vjen!

Legjionarët shqiptarë patën edhe gjëra të mira këtë fundjavë, me Asllanin, Cikalleshin e Bregun që patën raste, gola dhe asiste, por jo gjithçka shkoi mbarë.  Duke kaluar në Spanjë, Myrto Uzuni shkaktoi një shqetësim për trajnerin e kombëtares, Silvinjo, dhe për Granadën sepse nuk u aktivizua në ndeshjen e humbur 1-3 në fushën e Levantes, për shkak dëmtimi. Kjo ishte një sfidë tepër e rëndësishme dhe humbja e largon Granadën nga objektivi për t’u ngjitur në La Ligë. Uzuni është shënuesi më i mirë i kampionatit me 12 gola, por mediat spanjolle dyshojnë nëse ai do të mund të jetë gati për sfidën e të shtunës së ardhshme ndaj Ibisës.

Sfidanti.al