Reali e Barcelona bëjnë duel jo vetëm për trofetë, por edhe për talentin argjentinas

Quhet Xhanluka Prestianini dhe cilësohet si “objekti” kryesor i dëshirave të madrilenëve dhe katalanasve. Dy klubet e mëdhenj të Spanjës i kanë hedhur sytë nga Argjentina ku ka disa yje potencialë, por ku sidomos spikat ky talent i ri. Prestianini është vetëm 16 vjeç dhe luan për Velezin, së bashku me 19-vjeçarin Valentin Gomez, ndërsa tek Boka luan Alan Varela (21) që ndiqet shumë sidomos nga Barcelona. Për Prestianinin thonë se është talenti më i madh argjentinas që nga koha e Maradonës dhe Agueros (ndonëse duket se paskan harruar Mesin).

Sfidanti.al