Një talent i rëndësishëm dhe që ka kushtuar shumë. i tillë futbollisti i Shahtarit të Donjeckut, Mihajlo Mudrik, për të cilin Çelsi do të paguajë rreth 88 milionë paundë, apo e kthyer në paundë, rreth 88 milionë. Klubi londinez zyrtarizoi transferimin e lojtarit ukrainas të krahut duke i dhënë dyfishin e rrogës së Arsenalit, nga 50 000 paundë në javë që i premtuan “topçinjtë” në 100 000! Mudrik, 22-vjeçar pozoi në “Stemford Brixh” me flamurin e Ukrainës në krah të menaxherit të tij kroat, Darijo Srna. Në këtë mënyrë, futbollisti ukrainas bashkohet me Çelsin që ishte në pronësi të miliarderit rus, Roman Abramoviç, deri në maj të vitit të kaluar.
Sfidanti.al