Në Itali thonë se Juventusit i ka ardhur në majë të hundës nga Alegri!

Durimi paska humbur shpejt, në kuptimin që kjo humbje (sado e rëndë) edhe pas 8 fitoreve radhazi dhe pa pësuar asnjë gol. Në të vërtetë, mediat duan “ushqim” çdo ditë, dhe “vakti” i radhës është ajo që ndodh tek Juventusi. Padyshim që ka pasur buzë të varura dhe fytyra të skuqura pas “shuplakës” në Napoli, dhe mund të jetë hedhur ndonjë fjalë e nxituar në nerva e sipër. Duket se drejtuesit (ende nuk dihet mirë se cilët janë këta të rinjtë) janë të turpëruar nga shifrat 1-5 në stadiumin “Maradona”, dhe për momentin mund të kenë menduar të thotë “fjalën e fundit”, pra të mendojnë për largimin e Alegrit. Trajnerit nuk i harrohet turpërimi në Champions, me humbjen në fushën e Makabit të Haifës dhe eliminimin në grup. Në verë, sipas “La Gazeta delo Sportit” mund të vijë Konte ose Zidani. Gjithsesi, të presim sepse 8 fitore radhazi nuk bëhen “hasha”.

Sfidanti.al