Arbitri në Angli goditet nga topi dhe del me barrelë!

Futbolli nuk është sport i rrezikshëm vetëm për ata që e luajnë, por edhe për ata që ndajnë drejtësinë në fushë. Arbitrat gjithashtu mund të pësojnë dëmtime dhe kështu i ndodhi një gjyqtari anglez që drejtonte një ndeshje në kategorinë e katërt (Liga e Dytë). Sam Përkis (Purkiss) u godit nga një top i fortë në kokë në lojë e sipër dhe u shtri në fushë sa gjatë gjerë, siç duket në foto. Përpjekjet për t ngritur në këmbë nuk patën sukses dhe mjekët e dy ekipeve vendosën ta merrnin me barrelë për ta dërguar për kontroll në spital, ndonëse ai nuk ka ndonjë rrezik për jetën.

Sfidanti.al