Në Spanjë qenka dënuar një lojtar 12-vjeçar me 25 ndeshje pezullim!

Nuk ishte i vetmi pasi pati edhe të përjashtuar të tjerë, veçse ky mbajtka rekordin. Ka ndodhur pas një ndeshjeje të moshave të vogla në futbollin spanjoll 17 dhjetorin e kaluar. Këtë dënim e ka dhënë Federata Aragoneze, dhe përjashtimi për 25 ndeshje ka ndodhur sepse një lojtar 12-vjeçar ka sulmuar një tjetër gjatë një ndeshjeje. Dy lojtarë të tjerë janë dënuar me nga 15 ndeshje, ndërsa 8 janë pezulluar me 3 ndeshje sepse kanë ofenduar arbitrin.

Sfidanti.al