Ishte në fushë për 90 minuta dhe rivali nuk ishte tepër i lehtë. Marash Kumbulla gjithsesi vështirësinë më të madhe nuk e kishte nga lojtarët gjenovezë, por nga fakti se nuk kishte luajtur thuajse fare këtë sezon. Gjithsesi, futbollisti kuqezi ia doli të mos turpërohej, përkundrazi ta bindte trajnerin Zhoze Murinjos se edhe ai meriton të jetë në fushë. i fortë në mbrojtës dhe aktiv në sulm me 3 gjuajtje me kokë në goditjet standarde që afruan golin. Notat ishin të merituara, nga 6 deri në 6.5, aspak gjë e keqe kur sheh se Paulo Dibala, më i miri në fushë, mori notën 7. Shpresa mbetet që Kumbulla të ketë më shumë mundësi aktivizimi, qoftë edhe në Serinë A, ndërsa mediat italiane shkruajtën se shqiptari bëri që të mos ndihej mungesa e anglezit Smolling.
Sfidanti.al