Dyshimet e mëdha lidhen me faktin se pati vendosje të pazakontë të shumave të parave për ndeshjen e Kupës së Anglisë zhvilluar pak ditë më parë, dhe pikërisht për një veprim të caktuar. Këto shuma të pazakonshme ishin vendosur për një karton të verdhë që mori mbrojtësi i Oksford Junajtidit, Siaron Braun, për një faull ndaj yllit të Arsenalit, Bukajo Saka. Federata Angleze ka nisur një hetim, ndërsa ndeshja u fitua nga “topçinjtë” me rezultatin 3-0.
Sfidanti.al