Skuka do Serinë A, por Partizani do Skukën për … titullin kampion!

Dilema e presidentit Demi duket se nuk ekziston. Numri 1 i Partizanit mesa kuptohet i ka idetë të qartë për atë që kërkon dhe tani në janar objektivi është që të mos e humbasë sulmuesin kryesor. Në një sezon që duket se ka qenë me fat për të kuqtë që kur u “pa filxhani” në gusht e shtator, Demi nuk ka qejf të përballet me të papritura. Xhuliano Skuka, sipas presidentit, i duhet ekipit të Kolelës për të shkuar drejt titullit. Ky synim dhe kualifikimi për në Champions, për momentin, duken më të rëndësishme për të sesa rreth 750 000 eurot që mund të marrë nga Verona tani në janar, plus mundësisë për të zotëruar edhe më tej 25 për qind të kartonit.

Sfidanti.al