Nuk flitet as për Livakoviçin, as për Bonon dhe as për Martinezin, ndërsa edhe rruga deri tek Jan Zomeri duket e vështirë. Tek Bajerni kanë një bllokim të vërtetë lidhur me portën pasi edhe i huazuari tek Monakoja, Aleksandër Nybel, nuk dëshiron të kthehet në Mynih, ndërsa Manuel Nojeri e ka humbur sezonin për shkak të dëmtimit. Pas dështimit të Botërorit, kjo ishte gjëja e fundit që dëshirohej që të ndodhte. Trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman, e shpreh shqetësimin e tij. “Situata është shumë sfiduese për ne, – thotë ai, – nuk është e lehtë të vendosim se çfarë të bëjmë. Le të shikojmë. Ndoshta mund të caktojmë një afat që gjërat të jenë të qarta, por mund të zgjasë më shumë, ose mund të mos ndodhë asgjë”. Për Nojerin, Nagelsmani nuk pati fjalë të këqija, thjesht shprehur keqardhjen për këtë që ndodhi.
Sfidanti.al