Ç’po ndodh me UEFA-n, Çeferini është kandidati i vetëm për president

Do të thotë se slloveni do të zgjidhet përsëri në krye të organizatës që drejton futbollin europian. Aleksandër Çeferin ishte kandidati i vetëm deri në momentin që përfundoi afati për aplikimin, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në kongresin e UEFA-s në 5 prill në Lisbonë. Afati për aplikim përfundoi në 5 janar, dhe kjo do të thotë se Çeferini do të jetë për herë të tretë në krye të organizatës, i zgjedhur për herë të parë në 2016 pas largimit të Mishel Platinisë. Fakti që nuk do të ketë konkurrim krijon një lloj shqetësimi, pasi për UEFA-n pritet të jetë ndryshe, por ky është fakti dhe kështu ndodhka edhe në Europë.

Sfidanti.al