Nuk dihet nëse nuk e thotë sepse është trajner i Realit të Madridit dhe argjentinasi ka qenë simboli i Barcelonës. Kjo nuk mund të kuptohet tani, veçse është e qartë se Karlo Ançeloti nuk ka dëshirë ta “kurorëzojë” Lionel Mesin. i pyetur për superyllin 35-vjeçar nëse është më i miri në histori, italiani ngurroi të pohonte. “Nuk e di nëse është më i miri, – tha ai, – këto fjalë nuk do të dalin kurrë nga goja ime. Kam parë të luajnë Krujfin dhe Maradonën. Çdo epokë ka yjet e saj”.
Sfidanti.al