Pele, shënoi 1303 gola, nga këta 778 zyrtarë, por me më pak se 10 penallti!

Njëra nga këto gjuajtje do të mbahet mend dhe nuk do të harrohet kurrë. Ishte 19 nëntor 1969, ora 23.11, në skenën e duhur në “Marakana” të Sao Paulos në ndeshjen mes Santosit dhe Vasko Da Gamës. Aty, Pele mori përsipër një penallti dhe e realizoi duke shënuar golin e 1 000-të të karrierës, ndërsa ishte 29 vjeç. Ndeshja u ndërpre 30 minuta për shkak të këtij fakti. Gjithsesi, Pele nuk i donte penalltitë, dhe në gjithë karrierën realizoi vetëm nja 10 prej tyre. Shpesh thoshte se “penalltitë janë për burracakët”, ndërsa magjistari brazilian ishte njeriu i driblimit, i gjuajtjeve dhe i spektaklit. Ai shënoi 1 303 gola gjithsej bashkë me miqësoret dhe 778 rrjeta zyrtare, por shumë-shumë pak me 11metra.

Sfidanti.al