Kanë kaluar 2 ditë që kur shkëlqeu me 60 pikë, 21 topa në tabela e 10 asistë. Luka Donçiç e vazhdon ngjitjen e tij drejt “Olimpit” të basketbollit amerikan dhe e dha provën e radhës me tripëll dabëllin tjetër. Në sfidën e Dallasit ndaj Hjustonit, fituar 128-114, ai shënoi 35 pikë në më pak se tre periudha loje në parket. Luajti diçka më shumë se 34 minuta, ndërsa pushoi gjithë pjesën e katërt. Slloveni shtoi 12 topa në tabela e 13 asistë, me 1 vjedhje topi e 2 gjuajtje të bllokuara, ndërsa pati saktësi dhe vëmendje të madhe. Donçiç është i pari lojtar në historinë e NBA-së që në dy ndeshje radhazi arrin 95 pikë, 33 topa në tabela e 23 asistë! Ai ka 8 tripëll dabëlla këtë sezon, duke qenë më i miri (Jokiç ka 7), ndërsa ka 54 në karrierë.
Sfidanti.al