Ishte një gol “i vogël”, thjesht me një penallti. Kjo duket shumë pak për një gjigand si Kilian Mbape, por gjithsesi rrjeta është rrjetë. Në një mbrëmje kur Nejmari i prishi punë vetes dhe Paris SG, dhe kur Lionel Mesi ishte ende me pushime në Argjentinë, u desh nënkampioni i botës për të siguruar fitoren ndaj Strasburgut. Në minutën e 6-të shtesë, pra fare në fund, sulmuesi 23-vjeçar ekzekutoi saktë 11-metërshin për suksesin 2-1. PSG po luante me 10 lojtarë dhe ishte në vështirësi, ndërsa Mbapeja është shënuesi më i mirë i Ligës franceze këtë sezon me 20 gola, po ashtu shënuesi më i mirë i Championsit deri tani si dhe më i miri i Botërorit me 8 rrjeta.
Sfidanti.al