Tifozëve të Juventusit u ka ardhur në majë të hundës me argjentinasit dhe të tjerët!

Përse vetëm lojtarët e tyre kanë vonesa dhe probleme, e duket sikur nuk e vrasin mendjen për fanelën? Kështu duket se po mendojnë shumë tifozë të Juventusit, ndërsa merret vesh se dy argjentinasit e tyre do të kthehen në ekip vetëm në 2 janar. Angel Di Maria dhe Paredesi do ta kalojnë Vitin e Ri në vendin e tyre, pra do të humbasin ndeshjen e parë të vitit në Serinë A ndaj Kremonezes. Zemërimi është i madh sepse Paulo Dibala është kthyer sot tek Roma, ndërsa Lauraro Martinez pritet nesër (30 dhjetor) tek Interi. Shqetësimi i tifozëve rritet edhe  më shumë kur lojtarë të dëmtuar si Pogba apo Kuadrado hedhin foto në profilet e tyre në rrjetet sociale duke kaluar pushimet për shtatë palë qejfe në zona turistike malore në mes të dëborë.

Sfidanti.al