Me rrogën 100 milionë në vit, Mbapeja është një “i burgosur” i PSG-së!

Mediat spanjolle shkruajnë se Reali as nuk ka ndërmend të hyjë në këtë aventurë. Me rinovimin e kontratës me Paris SG, Kilian Mbape i ka siguruar vetes një rrogë që shkon në total në 100 milionë euro në sezon, një shifër që as Madridi dhe askush tjetër nuk ka dëshirë që ta paguajë. Me gjasë, mund të shkojë vetëm në ndonjë ekip të Lindjes së Mesme, siç po bën Kristiano Ronaldo që do të fitojë 200 milionë euro në vit. Presidenti i PSG-së, Al Helaifi, duket se e ka realizuar planin e tij për ta bërë të pamundur që Mbapeja të largohet nga Parisi, edhe pse kontrata e tij vlen deri në 2025. Problemi i vetëm mbetet sesi do të jetë bashkëpunimi i yllit 23-vjeçar me Lionel Mesin që u shpall kampion i botës duke mundur në finale pikërisht Francën.

Sfidanti.al