Të parin e la pas për numrin e pikëve të shënuara, ndërsa të dytin për koshat tripikësh. Kjo ndodhi në fitoren e Bruklinit ndaj Klivlendit me shifrat 125-117, dhe ku Kevin Duranti shënoi 32 pikë, po aq sa Kajri Irvingu. Ai ka tani 26 497 pikë në një karrierë të madhe, e cila ndoshta mund të kishte qenë edhe më shumë e madhe nëse ylli do të kishte pasur më shumë ambicie dhe pasion. Duranti pritet që të hyjë në 10 shënuesit më të mirë të historisë, duke kaluar Mozes Malounin që ka diçka më shumë se 27 000 pikë, e ndoshta t’i afrohet 7 vendeve të para që kanë shënuar të gjithë mbi 30 000 pikë, ndër të cilët ka më pranë Uilt Çembërlenin dhe Dirk Novickin. Duranti kaloi Kobi Brajantin për koshat tripikësh duke qenë në vendin e 21-të në renditjen e të gjitha kohëve. Ai ka shënuar gjithsej 1 839 kosha të tillë.
Sfidanti.al