Nuk është shumë e qartë sesi ka mundësi që një futbollist i madh të jetë kaq i vlefshëm dhe kaq i pranuar në një ekip, dhe të mos pëlqehet në një tjetër. Karim Benzema ka një karrierë të shkëlqyer tek Reali i Madridit ku luan prej një jete dhe ku është një nga lojtarët më të mirë të historisë. Me golat, asistet dhe kontributin e tij, sulmuesi 34-vjeçare ka ndihmuar madrileët, por edhe veten, që të fitojë trofe të shumtë si 5 Champions dhe disa La Liga, veçse kjo nuk paska shumë vlerë kur ai bëka gati valixhet për të shkuar tek Franca. Pas një mungese shumëvjeçare për shkak të skandalit të njohur me Matjë Valbuenanë, Benzema u rikthye më në fund dhe ndihmoi ekipin të fitonte Ligën e Kombeve. Gjithsesi, ai u largua me polemika nga Kupa e Botës në Katar, dhe mediat raportojnë se ylli veteran nuk i ka pasur punët mirë me Antuan Grizmanin, por po ashtu edhe shokë të tjerë si kapiteni Hugo Joris, Olivie Zhiru apo Pol Pogba (që nuk ishte në Botëror) trembeshin se influence e tij do të ishte negative.
Sfidanti.al