Barcelona, 7 lojtarë të lirë të përgatisin largimin, mes tyre legjenda Buskets!

Për rrogën që merr është nga ata që nuk mund të mbahet. Në “Kamp Nou” (Spotifaj) e dinë mirë sesi i kanë “vrimat” e buxhetit ndaj edhe një pagë si ajo e Sergio Busketsit është barrë e rëndë. Gjithsesi, mund të ketë lehtësim pasi në 1 janar ai do të jetë i lirë të bisedojë për largimin sepse kontrata i përfundon në qershor. Trajneri Ksavi e vlerëson, ndërsa vetë mesfushori po mendon të qendrojë edhe një sezon më tepër, ose të paktën deri dimrin e ardhshëm. Bashkë me Busketsin janë edhe 6 lojtarë të tjerë që në janar mund të kërkojnë ekip të ri. Sergi Buskets është mes tyre, Memfis Depai, Bejerin dhe Injaki Pena apo Arnau Tenas. Po ashtu, Markos Alonso i ardhur nga Çelsi dhe që kërkon të qendrojë. Edhe Ksavi dëshiron ta mbajë.

Sfidanti.al