Një ndeshje që nuk premtoi të ishte e fortë, por që miqtë nuk arritën dot ta mbyllnin deri pranë fundit. Gjithsesi, Filadelfia Siksersat triumfuan në “Medison Skuer Garden” me shifrat 119-112 ndaj Nju Jork Niksave vendas. Dyshja e madhe, Xhejms Harden-Zhoel Embijd bëri diferencën dhe këtë herë “Mjekra” me të drejtë u cilësua më i miri. i ardhuri nga Bruklini (dhe me dëshirën për të shkuar sërish në Hjuston), Hardeni shënoi 29 pikë dhe shërbeu 13 asistë, duke kapur edhe 4 topa në tabela, duke vjedhur 4 topa dhe duke bllokuar një gjuajtje. Embijd shënoi 35 pikë dhe kapi 8 topa në tabela. Filadelfia është në vendin e 5-të në Lindje, por jo shumë larg vendit të parë sepse ka 20 fitore e 12 humbje ndaj 23 fitoreve e 10 humbjeve të Bostonit.
Sfidanti.al