Tjetër vdekje në futboll, uruguajani O’Neill shuhet 49 vjeç nga alkoolizmi!

Kemi shumë lajme të këqija këto ditë, për legjenda të sëmura, për lojtarë të vrarë apo tifozë të plagosur, por sërish nuk qenkan mjaft. Siç thotë teksti i këngëtarit të shquar e të paharruar serb, Gjorgje Balasheviç, “jeta nuk njihja kufij” dhe ja ku vjen lajmi se një ish-futbollist nga Uruguaji është shuar në moshën 49-vjeçare. Ka qenë lojtarë në mjaft ekipe Fabian O’Neill, ndërsa mediat italiane thonë se ka pasur probleme me alkoolizmin, dhe se gjithçka iu kthye në një sëmundje të rëndë e të keqe që i mori jetën në një spital të Montevideos. O’Neill luajti në Serinë A me Kaljarin dhe Juventusin, ndërsa ishte shumë mik me Zinedin Zidanin.

Sfidanti.al