Bajerni duket se po e gjen sulmuesin e së ardhmes, por as ai nuk është gjerman!

Lajmet nga Mynihu janë që Matis Tel po lë përshtypje të mëdha në stërvitje, po krijon një impresionim të vërtetë tek stafi teknik. Mediat bavareze po e quajnë “djali i mrekullive”, dhe duket se 17-vjeçari e ka shfrytëzuar më së miri fazën përgatitore gjatë Kupës së Botës (ku ai nuk mori pjesë). Gazetari gjerman Maksimilian Koh shkruan se “Teli mund të jetë e papritura e bukur e gjysmës së dytë të sezonit, dhe tek Bajerni janë shumë të lumtur me të”. Trajneri Nagelsman e mendon si lojtar krahu, që të luajë si Sadio Mane apo Koman, por mund të jetë i detyruar ta përdorë si “Numër 9”. Duket se Bajerni po e gjen sulmuesin e së ardhmes, por për fatin e keq të futbollit gjerman, ai është francez.

Sfidanti.al