Do të rrijë rreth 3-4 muaj jashtë fushave të lojës, kohë aspak e vogël. Nuk po ka fat Keidi Bare, dhe normalisht as kombëtarja shqiptare që ka pasur këto ditë edhe dëmtime të tjera si Brojën, Strakoshën dhe Manajn. Mesfushori që luan me Espanjolin në Ligën e Parë të Spanjës (La Liga) ka këputur ligamentin e gjurit, siç raporton e përditshmja katalaanse, “El Mundo Deportivo”. Me këtë dëmtim ai rrezikon të mos luajë për kombëtaren në ndeshjet e para eliminatore të Europianit, sidomos në 27 mars ndaj Polonisë.
Sfidanti.al