Profecia e gazetës britanike: “Puthja franceze” e Mesit!

Në titujt e bujshëm në prag të finales së Kupës së Botës, u veçua edhe njëri i të përditshmes “Star Sport” nga Britania e Madhe. Kjo gazetë kishte vendosur mëngjesin e së dielës titullin e kopertinës “Puthja franceze” duke pasur si foto të madhe pikërisht Lionel Mesin që puthte me të dyja duart. Parashikimi doli i saktë pasi argjentinasi i dha “puthjen franceze” pikërisht kombëtares së Francës duke fituar finalen dhe trofeun botëror. Interesant fakti, se “Star Sporti” kishte vendosur të njëjtin titull, “puthja franceze”, pasi Franca fitoi Kupën e Botës në 2018 në Rusi.

Sfidanti.al