Skaloni: Nuk e kisha në plan për të dalë kampion i botës!

I thjeshtë si përherë, siç ka qenë si lojtar dhe siç vazhdon si trajner i Argjentinës. Gjithsesi, i ndërgjegjshëm për atë që bëri ekipi i tij. Lionel Skaloni e hapi konferencën e tij të shtypit pas fitores së Kupës së FIFA-s duke bërë një pohim të qartë. “Kam shije të keqe në gojë për atë që ndodhi, që nuk e fituam titullin brenda 90 minutave sepse e meritonim, – tha ai, – ishte një ndeshje e çmendur”. “Nuk ishte në plan të dilja kampion i botës, – tha më pas natyrshëm, – të paktën nuk ishte në planet e mia. Këta lojtarë luajnë për tifozët, për njerëzit. Nuk ka ego individuale në ekipin tonë, të gjithë jemi në të njëjtin krah”.

Sfidanti.al