Garet Sauthgejt do të jetë trajneri i Anglisë edhe në Euro 2024!

Në Federatë u ndjenë të kënaqur me paraqitjen në Botëror, edhe me provën në çerekfinale pavarësisht humbjes ndaj Francës. Gareth Sauthgejt bindi me Anglinë e tij në këtë Botëror, ndaj edhe do t’i jepet mundësia për të vazhduar në stol edhe në Euro 2024. Sipas mediave britanike, bisedimet janë zhvilluar, të paktën në parim, dhe është arritur dakordësia për të qenë së bashku edhe për të paktën 2 vjet. Anglia dominoi në çerekfinalen ndaj Francës, por humbi 1-2 pasi kapiteni Harri Kejn shpërdoroi 11-metërshin në minutat e fundit. Me Sauthgejt u arritën gjysmëfinalet në Kupën e Botës 2018 dhe finalja në Euro 2020.

Sfidanti.al