Sauditët dhe Katari gati të blejnë aksionet e Mançester Junajtidit

Pronarët e tanishëm, miliarderët amerikanë të familjes Glejzër, po bisedojnë për shitjen e mundshme të klubit. Ndërsa është bërë një dekadë që kur e morën Mançester Junajtidin, Glejzërsat po përgatiten për ta lënë në duar të tjera, duke mos arritur ndonjë kënaqësi sportive, edhe pse mund të jenë kënaqur nga ana financiare. Raportet nga Londra janë që Avram Glejzër ka biseduar me investitorë nga Arabia Saudite dhe Katari, ndërsa ndodhet në finalen e Kupës së Botës në Doha.

Sfidanti.al