Pavarësisht se e cilëson një përballje mes dy kolektiveve, sërish trajneri i Argjentinës e ka të qartë se çfarë rreziku paraqet superylli i Francës. Kilian Mbape është kryefjala e finales së Botërorit, ashtu si edhe Lionel Mesi, dhe përballja e tyre thuhet se e ka kthyer pikërisht në “Ndeshjen e Ëndrrave”. Lionel Skaloni, tekniku argjentias mendon se do të jetë shumë më tepër se kaq. “Natyrisht, ne kemi nevojë për një përpjekje kolektive për të ndaluar Mbapenë, – tha ai, – kuptohet që Franca është më shumë sesa vetëm Mbapeja. Ne duhet të luajmë mirë si skuadër. Finalja është Argjentina kundër Francës. Le të shpresojmë që fati të jetë me ne”.
Sfidanti.al