Doni më për Bajernin? Edhe Martinezi jepet i lidhur me bavarezët!

Portierët më të mundshëm në botë po qarkullojnë në listën (mediatike) të emrave për kampionët e Gjermanisë. Pas Dominik Livakoviçit së Kroacisë dhe Bonos së Marokut, del në skenë edhe emri i Emiliano Martinezit të Argjentinës. Finalisti i Kupës së Botës thuhet se është në “radarin” e Bajernit, që ka humbur Manuel Nojerin deri në fund të sezonit. Gjithsesi, për argjentinasin kostoja do të ishte më e lartë sesa 10 milionët për Livakoviçin dhe 20 milionët për Bonon. Kjo, sepse ai luan për Aston Vilën dhe kostot e futbollit në Angli janë shumë më të larta sesa në vendet e tjera.

Sfidanti.al