Femrat e yjeve të Argjentinës qenkan mërzitur se u paskan ikur dritat!

Dakord, kanë paguar shumë para për një shërbim të nivelit të lartë, dhe është e kuptueshme ankesa për problemin. E tillë ajo që ndodhi me gratë apo të dashurat e disa prej yjeve të kombëtares së Argjentinës vetëm 72 orë përpara finales së Kupës së Botës ndaj Francës. Problemi ishte që në hotelin e tyre me 5 yje ikën dritat, ndërsa e shoqja e Lautaro Martinezit, Agustina Gandolfo (majtas, lart), pati një shqetësim më serioz sepse gjeti një copë xham në pije, dhe u detyrua të shkonte në spital për kontroll. Femrat argjentinase u dërguan në një hotel tjetër në një ishull, ndërsa shumica e njerëzve në botë, që jetojnë në kushte shumë më normale, mund ta marrin më sportivisht ikjen e dritave ndonjëherë.

Sfidanti.al